“Klononin” kartat e kreditit të klientëve të hotelit, arrestohet familja shqiptare në Itali: U sekuestrohen 145 mijë euro

Një familje shqiptarësh është vënë në pranga nga policia italiane pasi përdornin kartat e klientëve për pagimin e faturave të tyre.

Babë e bir, u futën në telashe pas një hetimi nga Guardi di Finanza e Riminit më akuzën e mashtrimit të klientëve të hotelit që drejtonin.

Sipas autoriteteve italiane dy prindërit dhe djali i tyre kanë vjedhur të dhënat e kartës së kreditit, duke i përdorur për të kryer 150 transaksione të paautorizuara.

Hetimet nisën nga ankesat e shumta nga vende të ndryshme të Italisë nga turistë të cilët pasi kishin qëndruar në Rimini, vunë re tarifa anormale në kartat e tyre./albeu.com