Zbulohet një arsenal me armë në Klinë (FOTO LAJM)

Në qytetin e Klinës janë realizuar dy aksione nga Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit të zhvilluar mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë konfiskuar disa armë zjarri.

Këto armë janë prezantuar nga Komandanti i Stacionit Policor në Klinë, Rexhë Berisha.

Përveç armëve të gjata, janë kapur edhe revole si dhe janë konfiskuar qindra plumba.
Shtuar më 21/02/2019, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori