Zbulohet nga cili qytet është polici që ndali për herë të parë një kryeministër serb (FOTO LAJM)
Dje, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pa e përfilluar vendimin e vonuar të Ramush Haradinaj u nis drejt Drenicës për të vizituar fshatin Banjë.

Por atje u ndal nga policia e Kosovës dhe kjo shënoi herën e parë që një kryeministër serb ndalet nga Policia e Kosovës, dhe madje iu bind duke u kthyer pas, shkruan albeu.com.

Ndërsa, ky moment u fiksua nga një fotografi e cila ka marrë mijëra shpërndarje ne Facebook.

Polici që e ndaloi Vuçiçin është Vllaznim Surdulli. Mësohet se ai është nga qyteti i Gjilanit.

Pavarësisht debatit që Vuçiç pati me Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij.

Pas kësaj Vuçiç u rikthye nga kishte ardhur./albeu.com/




Shtuar më 10/09/2018, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori