Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje kanë zbuluar kontratën midis Qeverisë dhe Bechtel-Enka. Në seancën e sotme parlamentare në ë Kuvendin e Republikës të Kosovës deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe
Albin Kurti e bënë publike kontratën midis Qeverisë së Kosovës dhe Bechtel-Enka.
Kjo kontratë i është dërguar para pak ditësh
Albin Kurtit dhe Visar Ymerit nga persona të panjohur.
“Duket se insistimi i vazhdueshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që kjo kontratë të bëhet publike, ka bërë që Albinit e Visarit t’i dërgohet kjo kontratë në adresat e tyre”, thonë përfaqësuesit e lëvizjes.
Me këtë rast
Albin Kurti tha se “Lëvizja Vetëvendosje është për rrugën e kombit, por ne duam transparencë të plotë për gjithçka që bëhet në emër të kombit”. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2011,
ora 11:23