Zbulohet identiteti i personit që u vra në Deçan
Policia e Kosovës ka njoftuar se i vrari në Deçan është shtetasi Ferdinand Gj. nga fshati Brekovc i Gjakovës.

“Ai ishte duke qarkulluar me një mjet të tipit “Pasat” me targa regjistrimi vendor, me ç’rast autori i panjohur ka shtënë me breshëri plumbash nga arma automatike nga një pusi, dhe nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vend. Vdekjen e ka konfirmuar edhe mjeku përgjegjës në vendngjarje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës të rajonit të Pejës.

Njësitë përkatëse policore janë angazhuar për kapjen e vrasësve të mundshëm të Ferdinad Gj. /albeu.com/


Shtuar më 23/06/2014, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori