Zbulohet drogë në Prizren
Policia rajonale e Prizrenit ka arrestuar gjashtë persona në fshatin Lubizhdë, të cilët dyshoheshin se kanë kryer disa vjedhje të rënda.

Por, kur policia shkoi të bastisë shtëpitë e tyre, gjeti 2.5 kg drogë të llojit marihuanë.

Ja njoftimi i policisë:

Hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë gjashtë meshkuj, të gjithë në cilësi të personave të dyshuar ngase ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, në bashkëveprim, kanë kryer vjedhje të rënda nëpër shtëpi në fshatin Lubizhdë.

Gjatë bastisjeve, në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: tre televizorë; dy altoparlantë; radio për automjet; bizhuteri të ndryshme. Vlen të theksohet se televizorin e katërt nuk kanë arritur ta vjedhin për shkak të madhësisë dhe është gjetur nga policia.

Gjatë bastisjes, në një dhomë, nën krevat janë gjetur gjashtë kavanoz të mbushur me marihuanë që peshonte rreth 2 kg e 527 gramë. Pajisje për përdorimin e drogës etj.

Pas inicimit të rastit, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar gjatë të dyshuarit ndërsa i shtati, hëpërhë ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre prej tyre ndalën nën masën e arrestit policor.
Shtuar më 09/03/2018, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori