Zbulohen barna të skaduara ne Deçan
Policia ka bërë të ditur se janë zbuluar nga inspektoriati barna të skaduara në njv barnatore të Deçanit, shkruan albeu.com

"Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Deçan 17.10.2017-11:00. Njësiti policor gjatë kontrollit me inspektor IFPPM, në një barnatore kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të barërave pa banderola apo me afat të skaduar.

Inspektorët nga subjekti afarist kanë konfiskuar rreth 153 artikuj farmaceutik me sasi të ndryshme nga një pako e deri në shtatë pako për artikull.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K-Shqiptare janë intervistuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt." thuhet në raport./albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori