Zbulohet arsyeja pse u plagos këshilltari i Limajt
Sot rreth orës 17:00, në Lagjen “Veternik” në Prishtinë, ka mbetur i plagosur Luan Maloku, këshilltar i liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Maloku ka mbetur i plagosur pranë shtëpisë së tij në Prishtinë, teksa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Blic, ka marrë vesh se motivi i plagosjes së Luan Malokut, është krejtësisht familjar.

Dy vëllezërit e ish-gruas së Malokut, Orhan Agushi dhe Uran Agushi, dyshohet se fillimisht e rrahën dhe pastaj e plagosën atë. Gazeta Blic, merr vesh se Luan Maloku, është ndarë nga gruaja rreth një vit më parë, teksa kjo ka qenë arsyeja pse vëllezërit e ish-gruas së tij, e kanë plagosur atë.“Plagosja ka ndodhur nga dy vëllezërit e ish-gruas së tij.

Shkak për këtë është fakti që Maloku është ndarë nga gruaja. Dy vëllezërit e ish-gruas, kanë rrahur fillimisht dhe pastaj e kanë plagosur, për shkak të ndarjes së tij nga motra e tyre”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Policia ka konfirmuar pak më parë, se kanë arritur që ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit.
Shtuar më 17/12/2019, ora 21:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori