“Ne faktikisht gjendemi në fazën përfundimtare të bisedimeve, dhe në gjysmën e parë të vitit 2019 mund të pritet një ‘blickrig’ diplomatik-medior, në të cilin vetëm do të bëhet e ditur se për çka të dy palët janë marrë vesh”, ka thënë opozitari serb.
Kryetari i Partisë popullore opozitare serbe Vuk
Jeremic ka thënë se kreun shtetëror të Serbisë faluri i
Kosovës në Notër Dam “nuk e godet fort” dhe se
përfaqësuesi i
Kosovës as që do të ftohej në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së parë botërore sikur për këtë rast të mos ishte paraparë “performanca e Aleksandar Vucicit e Hashim Thaçit.
“Sikur të mos kishte pasur takime të fshehta ndërmjet këtyre dyve në mars të këtij viti, në të cilat kanë filluar bisedimet për ‘përkufizim; dhe ku ka lindur ideja mbi paraqitjen e përbashkët në Paris më 11 nëntor,
përfaqësuesi i
Kosovës nuk do të merret pjesë në atë ceremoni”, ka thënë
Jeremic në emisionin “Zumiranje”, transmeton në portalin në internet Radiotelevizioni i Vojvodinës.
Shtuar më 09/11/2018,
ora 12:22