Në ditët e saj më të vështira, Arjan Konomi “ngre në qiell” Bora Zemanin me komplimente (VIDEO)

Bora Zemani ka qenë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale ditët e fundit pas afrimitetit të Donaldit me Beatrixën. Teksa të gjithë prisnin një ribashkim të Borës me Donaldin pas puthjes së famshme e teksa moderatorja deklaronte se po e priste jashtë banorin, ai bëri të papriturën duke nisur një tjetër histori dashurie.

Një nga personat që i ka dalë në krah publikisht Borës është dhe Arian Konomi. Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Arjani nuk ndali së komplimentuari moderatoren.

“Je bërë shumë elegante sot me këtë veshje. Të shkon shumë dhe në këto ditë që janë me atmosferë të zymtë, që ka filluar i ftohti, që është si shi, kanë filluar gripërat, ti rrofsh që na jep energji pozitive. Të kemi prezantuesen më të mirë në Shqipëri. Një duartrokitje të fortë”, i tha Arjani.


Shtuar 2.12.2021 10:52