Mori me forcë një person në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin XH. N., pasi para 3 vjetësh i ka hequr lirinë shtetasit K. P., duke e marrë me forcë në makinë.

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe dy të tjerë për veprat pebale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Vijon puna nga shërbimet e Komisariateve në varësi të DVP Durrës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:

Xh. N., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, më datë 15.04.2018, i ka hequr lirinë shtetasit K. P., duke e marrë me forcë në makinë;

L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”;

Forcat Operacionale në DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com