Zbatimi i marrëveshjes po dështon
Nuk pritet që të ndodhë para 15 qershorit një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës sa i takon telekomunikacionit dhe energjitikës. Duke mos ndodhur para kësaj date do të shkelet marrëveshja e Brukselit, e cila kërkon që palët që të arrijnë marrëveshje për këto çështje deri në mesin e këtij muaji.

Megjithatë nga ana e të dy palëve do të ketë përpjekje për arritje të një marrëveshje për këto dy çëshje dhe për veprimet që duhet të ndërmarrin në gjashtë fushat e tjera të përfshira në marrëveshjen e Brukselit, shkruan Tribuna.

Sipas burimeve diplomatike, parimi i neutralitetit e ka bërë të pamundshëm pajtimin e palëve dhe si rrjedhojë nuk priten rezultate. Duke qenë në këtë situatë Kosova dhe Serbia pritet që të marrin vendime jo pozitive nga Këshilli Evropian, gjë e cila komplikon zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2013, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori