Zbatimi i marrëveshjes në interes të Serbisë
Serbia ka ndërmarrë hapa strategjik për të ardhmen e saj evropiane dhe ka bërë hapa thelbësorë në zgjidhjen e pozitës së serbëve në Kosovë. Kështu ka thënë sot, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë një debati në Këshillin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Ai ka theksuar se Serbia nuk e njeh pavarsinë e Kosovës dhe se dialogu me Prishtinën është bërë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që çështjen e statusit e lë anash, shkruan Rel.

Daçiq është shprehur se qeveria e Serbisë do të bëjë çdo gjë të mundshme që marrëveshja me Prishtinën të zbatohet dhe të mundësohet që Këshilli Evropian një muajin Qershor, ta lejoj datën e fillimit të bisedimeve për pranim me Serbinë. /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2013, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori