E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Zbatimi i marrëveshjes, ndryshon ligjet
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thënë se askush nuk humbet nga marrëveshja e Brukselit, ndërsa Prishtina do të bëjë çdo gjë për të realizuar zbatimin e saj, madje deri në ndryshimin e ligjeve.

Presidentja e Kosovës është shprehur për gazetën serbe “Novi magazin” se “Marrëveshja zgjon shpresën se politika në këto hapësira po kthehet nga e ardhmja dhe që në veri të Kosovës të vendoset rendi dhe ligji”, citon Koha.

“Risi është se tani Serbia ka pranuar dhe do të ndihmojë që në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës të zhbëhen institucionet dhe strukturat e deritashme ilegale dhe paralele dhe që në to, si edhe në gjithë territorin e Kosovës, të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe të zgjidhen strukturat legale e legjitime të pushtetit. Prishtina dëshiron që të gjithë serbët e Kosovës t’i trajtojë qytetarë të barabartë dhe t’i integrojë më shoqëri me vullnetin e tyre të lirë”, citon gazeta Jahjagën.

Mijë serbë që jetojnë në jug të Ibrit tashmë janë integruar dhe pret që edhe ata 60 mijë në katër komunat në veri ta bëjnë këtë gjë. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori