Zbatimi i marrëveshjes ndihmon në njohjen e Kosovës
Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të ndihmojë në procesin e njohjeve të Kosovës.

Kështu ka thënë zv/kryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli në një intervistë për Epokën e Re, duke theksuar se zbatimi i saj nuk do të ndikojë tek ato shtete që hezitojnë njohjen e Kosovës.

“Agjenda e shteteve të ndryshme që nuk e kanë njohur Kosovën është asisoj që shumë pak do të influencojë fillimi i implementimit të kësaj marrëveshje. Sigurisht se kjo do ta ndihmojë procesin e njohjeve, por jo të ndikojë menjëherë në mënyrë radikale te këto shtete. Kjo do të jetë edhe një rrugë e gjatë për ta bërë”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, fillimi i zbatimit të marrëveshjes është një e arritur shumë e madhe. Ndërkaq, shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës në mes të Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur si lajm të mirë për shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori