“Ma ngren zogun për hava”, Gëzim Nika shpjegon për herë të parë tekstin e çudtishëm të këngës (VIDEO)

Këngëtari Gëzim Nika ka shpjeguar vargjet e këngës mjaft të dëgjuar nga repertori i tij, me titull “Ma ngren zogun për hava”.

I ftuar në Klanifornia, Nika u pyet nga Marina Vjollca se çfarë donte të thoshte me atë tekst dhe ai ia shpjegoi moderatores duke e krahasuar vajzën e këngës me vetë Marinën.

“Tani si me ta thënë… kjo është për një vajzë të bukur si puna jote… po ti je e atij shokut tonë. Domethënë mjer kush të pa, lum kush të ka dhe ti atij shokut zogun për hava,”- tha Gëzim Nika dhe salla shpërtheu në të qeshura. “S’do shumë koment ky muhabet,-“ shtoi Marina.


Shtuar 1.03.2020 09:50