Zbatimi i marrëveshjes, i rëndësishëm për Serbinë
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar mbrëmë se për Serbinë është me rëndësi të jashtëzakonshme zbatimi i marrëveshjes mbi normalizimin e raporteve me Prishtinën dhe ka paralajmëruar një fushatë që vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën t’u sqarohet se marrëveshje nuk është hap drejtë njohjes së pavarësisë vetë drejtë normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe pjesës së territorit të saj. “Marrëveshja assesi nuk e njeh nevojën që Kosova të trajtohet si shtet i pavarur”.

Ai ka mohuar se Serbia me këtë marrëveshje “de jure” e ka njohur Kosovën për çka po flet kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ”Përse Thaçi, nëse Kosova është e pavarur, nuk po orvatet ta anëtarësojë në KB?” ka pyetur dhe ka nënvizuar se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e KB e as e BE, sepse këtë të drejtë, siç ka sqaruar, ”ia konteston Marrëveshja e Lisbonës”.

Ai ka thënë se në periudhën e ardhshme do të formohet një komision i përzier për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes.

I tërë plani me siguri do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Brukselit e do të jenë të kyçur edhe njerëzit e kabinetit të zonjës Ashton.

Zbatimi për ne është me rëndësi thelbësore. Negociatat e vërteta tek tash po nisin sepse marrëveshja paraqet vetëm kornizën. Me këtë marrëveshje zgjidhet vetëm një pjesë e çështjeve, por jo edhe çështjet që për Beogradin janë gjithashtu të rëndësishme si prona, Kisha ortodokse, pjesëmarrja në institucionet qendrore”, ka shtuar Gjuriq dhe ka përsëritur se marrëveshja qytetarëve të Serbisë në veri u ofron siguri dhe mbrojtje nga ardhja e trupave të Kosovës (FSK). Sipas tij, marrëveshja nuk parashikon që Prishtinës t’i mundësohet anëtarësimi në KB dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe Serbia këtë nuk do ta pranojë, raporton RTK.

Duke vështruar se si do të duket sistemi gjyqësor në veri të Kosovës ai ka thënë se kjo do të definohet gjatë procesit të zbatimit por është e sigurt se gjyqtarët në gjykata në veri do të jen serb por do të pasojnë marrëveshjet se cilat e drejtë do të zbatohet në çështjet e ngjashme.

”Ne ato institucione vazhdojmë t’i trajtojmë si institucione të krahinës tonë. Për t’u eliminuar paralelizmi ne do të miratojmë Ligjin kushtetues që do ta definojë këtë”, ka cekur Gjuriq . Megjithatë ai ka vërtetuar se do të gjykohet sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, por ka thënë se kjo për Serbinë nënkupton se do të gjykohet “me ligjet që vlejnë në krahinën autonome”. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori