Atletico Madrid ka nxjerrë në merkato 4 yje

Sipas informacioneve nga Cadena Ser, eliminimi i të gjitha garave evropiane e detyron klubin të rishikojë buxhetin.

Atletico dëshiron të forcohet me një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe nëse është e mundur një mbrojtës të djathtë për të siguruar kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Por përpara se të mbushet dhoma e zhveshjes me lojtarë të rinj, duhet të krijohet hapësira dhe janë caktuar katër lojtarë që do të largohen në janar.

Joao Felix është sigurisht elementi kryesor për t’u shitur në fillim. Pavarësisht një transferimi prej më shumë se 120 milionë euro në verën e vitit 2019, portugezi nuk ka arritur kurrë të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë.

Manchester United është ende i interesuar për portugezin. Thomas Lemar, Yannick Carrasco dhe Rodrigo de Paul janë tre të tjerë që pritet të shiten. /G.D albeu.com/


Shtuar 4.11.2022 11:50