Më 11
nëntor në
Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës,
Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Mediumi serb, Danas, raporton se, Vuçiç ka pranuar ftesën e Macron për të përcjellë një tubim më 11
nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.
Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit kosovar,
Hashim Thaçi. Kështu
Thaçi dhe Vuçiç mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në
Paris.
Shtuar më 14/10/2018,
ora 13:18