Zbardhet ora e faljes së Namazit të Bajramit në Kosovë
Pëlqej
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor.

"Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 15 qershor.

Manifestimi qendror për festën e FitërBajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i FitërBajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e FitërBajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë." thuhet në komunikatë.
Shtuar më 13/06/2018, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori