Zbardhet një e-mail ndërmjet një aktivisti me Ymerin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tani që në Vetëvendosje po vazhdojnë e po publikohen përplasjet e përçarjet brenda partisë, po dalin edhe ankesa tjera të aktivistëve. Një nga qindra ata që i reaguan kreut të Partisë, Visar Ymerit, ka publikuar një letër, në të cilën ai e ka informuar kryetarin për aktivistë që ishin arrestuar në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, por Ymerit nuk i kishte interesuar kjo.

Aktivistët e revoltuar të Vetëvendosjes kanë vazhduar të publikojnë cdogjë që i ka zhgënjyer nga partia. Mbrëmë zyrtarë të shumtë të VV’së dhe aktivistë të saj dolën publikisht kundër kreut të partisë, duke thënë se ajo çfarë deklaroi Ymeri nuk i përfaqësonte shumicën nga ta.

Uran Hasani, aktivist i VV’së, thotë se kur i ka shkruar Ymerit për mosinteresimin që kishte treguar, kur po i arrestoheshin aktivistët për pankartat e vendosura në oborrin e Qeverisë, ndërsa dje foli për përgjësi ndaj partisë që po e quajnë “organizatë”.

“Kur arrestoheshin aktivistët, Visari ishte tërsisht i pa interesuar për arrestimin e tyre. Këtë gjë e dëshmon edhe biseda ime që e kam pasur me të kur janë arrestuar aktivistët Veron Hasani dhe Blerton Sadrija gjatë futjes së pankartës në oborrin e Qeverisë në përvjetorin e Astrin Deharit”, ka shkruar ai.

“Tash po kërkohet nga ai me gjasë të kandidohet edhe nje mandat për kryetar të Lëvizjes duke ia mohuar të drejtën Albin Kurtit për tu kandiduar. Kjo deklaratë e tij është e papranueshme, është në kundërshtim me statutin dhe rregulloren e LVV”.


Shtuar më 14/12/2017, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori