Zbardhet ngjarja e të shtënave në Prishtinë, policia ka plagosur një person
Pëlqej
Tre zyrtarë policor janë goditur me veturë nga A.S (28 vjeç) derisa policia po tentonte ta arrestonte pas një raportimi për vjedhje në lagjen “Dardani” në Prishtinë. Në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor i dyshuari me shpejtësi është futur në automjetin Golf V ngjyrë e zezë, dhe në ikje e sipër nga vendi i ngjarjes i njëjti me automjetin në fjalë ka goditur tre zyrtarët policor që kanë qenë në vendngjarje duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me këtë rast policia ka përdorur armën e zjarrit ndaj tij.

“Me këtë rast i dyshuari: A. Sogojeva, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore:, njofton policia.

Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot rreth orës 03:00, policia ka marrë informacionin për një rast vjedhjeje në progres në rrugën “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, në Prishtinë.

Me të marr informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në gjendje flagrante ka hasur në personin e dyshuar, i cili në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor me shpejtësi është futur në automjetin Golf V ngjyrë e zezë, dhe në ikje e sipër nga vendi i ngjarjes i njëjti me automjetin në fjalë ka goditur tre zyrtarët policor që kanë qenë në vendngjarje duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në të njëjtën kohë i dyshuari ka goditur - aksidentuar edhe automjetin policor duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbenin një kërcënim të drejtpërdrejtë, potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme.

Me këtë rast i dyshuari: A. Sogojeva, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyrtarët policor të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh.

Përveç operacionit të bastisjes i ndërmarrë sot përkitazi me rastin, policia në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë përkatës po kryejnë edhe veprimet e tjera të nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje.


Shtuar më 19/10/2017, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori