Zbardhet letra, Haradinaj u shkruan të gjithë liderëve botërorë (FOTO LAJM)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ua shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.

Përmes rrjetit social Facebook, i pari i ekzekutivit ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është në mes të shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Sipas tij, kjo u bë që të sqarohet dhe të jepet qëndrimi i shtetit kosovar, që synon t’i japë fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

“Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008”, ka përfunduar Haradinaj.

Statusi i plotë:

Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.
RH


Shtuar më 29/01/2019, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori