Zbardhet letra e një të burgosuri që i ka dërguar Hashim Thaçit
Faton Hajrizi (33), i dënuar me 25 vjet burg për shkak të vrasjes së një ushtari rus të KFOR-it në vitin 2000 dhe për shkak të disa veprave të tjera (ikje nga burgu) deri më tani ka mbajtur 17 vjet burg.

Faton Hajrizi, tani 33 vjeç, nga Klina e Poshtme e Skenderajt, nëpërmes një letre nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, një kopje e së cilës i është dërguar edhe gazetës “Zëri”, i ka kërkuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit që t’ia falë dënimin e mbetur, pasi që, siç ka vlerësuar ai, “tashmë është rritur dhe ka marrë mësim nga gabimet që ka bërë”.

Ai ka siguruar presidentin Thaçi dhe qytetarët e Republikës së Kosovës se do të jetë qytetar i ndershëm dhe mirënjohjes.

Hajrizi, i cili si 15-vjeçar kishte vrarë një ushtar rus të KFOR-it në qendër të qytetit të Skenderajt (2000) me armën të cilën ia kishte rrëmbyer është dënuar për këtë vepër me 5 vjet burg, por ai kishte vazhduar të kryejë vepra të dënueshme, sidomos të arratiset nga pothuajse të gjitha burgjet ku është mbajtur dhe në fund i janë përmbledhur gjithsej 25 vjet burg, nga të cilat ka mbajtur 17 vjet.


Shtuar më 25/01/2019, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori