Zbardhet letra e eurodeputetëve: Të liberalizohen vizat me Kosovën
Komisioni dhe Parlamenti Europian duken qartësisht të vendosur që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.

Lëvizja më e fundit është e një grupi eurodeputetësh në krye të të cilëve janë ata që kanë prej vitesh lidhej direkte raportimi për Shqipërinë dhe Kosovën si Tanja Fajon, Knut Flecknestein, Eduard Kukan dhe Monica Macovei.

Ata me anë të një letre i kërkojnë qartësisht BE-së të liberalizojë vizat me Kosovën.

“Ne nxisim liderët europianë të demonstrojnë angazhimin e tyre të qartë për perspektivën e gjithë rajonit, duke u dakordësuar për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në Këshillin Europian më 28 dhe 29 qershor, të hapen kapituj të rinj në negociatat në vazhdim me Malin e Zi dhe Serbinë. Të zbatohet liberalizimi i vizave me Kosovën.

Duhet të njihen edhe përpjekjet për reforma në Bosnje Hercegovinë në varësi të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 tetorit. Bashkimi Europioan duhet të jetë një partner i besueshëm sepse kushtet janë përmbushur, siç Komisioni dhe Parlamenti Europian kanë vlerësuar”. thuhet në letër.

Shtuar më 26/06/2018, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori