Zbardhet deklarata e Isa Mustafës për ushtrinë në këmbim për ulëset e Srpska-s
Pëlqej
Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet themelimin e ForcaveArmatosura, por nuk është e gatshme që për formimin e tyre të bëjë kompromise me vazhdimin e ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë, kështu kishte deklaruar gjatë një interviste, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së

“Sa u përket ForcaveArmatosuraKosovës ne konsiderojmë se duhet të aprovohet ndryshimi i Kushtetutës dhe Ligji lidhur me këto Forca.

Ato janë në interes të vendit. Mirëpo, konsiderojmë po ashtu se nuk ka asnjë arsye që të bëhet tani kompromis, përkatësisht të bëhen pazare lidhur me Forcat e ArmatosuraKosovës”, kishte thënë ai më 28 prill, 2014">2014 për Evropën e Lirë.

Sot në Kuvend, i pari i Qeverisë fajësoi LDK-në se e ka lënë vendin pa ushtri pasi nuk kishte pranuar një kusht në Ambasadën amerikane në vitin 2014">2014.

Ismet Beqiri mohoi se ajo që tha kryeministri ishte e vërtetë, ndërsa tha se për këtë dëshmitar është edhe Jakup Krasniqi. Ky i fundit i ka dhënë të drejtë LDK-së, duke thënë se në atë takim nuk është përmendur ushtria.


Shtuar më 14/03/2018, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori