Benzema çaktivizon llogaritë në rrjetet sociale, reagojnë fansat

Karim Benzema ka mbyllur llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Disa tifozë besojnë se kjo është për shkak të paraqitjes së tij mediokër kundër Real Betis të shtunën.

@the_marcoli_boy: “Benzema ka çaktivizuar llogarinë e tij në Twitter.

@gh_Denver: “Meqenëse Benzema ka mbyllur llogarinë e tij në Twitter, të gjithë duhet të biem dakord që ai të shënojë 5 gola në ndeshjen e ardhshme”.

Karim Benzema nuk mbeti i impresionuar në ndeshjen e djeshme kundër Real Betis dhe u kritikua nga disa prej tifozëve të klubit. /albeu.com/