Zannier pranon shkeljen ndaj TV Mitrovicës
L. Zanier
Duke iu referuar vendimit të Panelit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, i ka dërguar letër Nexhmedin Spahiut, drejtorit të TV Mitrovicës, me anë të se cilës e njofton se UNMIK-u e pranon se ndaj TV Mitrovicës është bërë padrejtësi kur në kundërshtim me ligjin i janë konfiskuar paisjet dhe i është marrë licenca nga ana e shefes ekzekutive te KPM, Naile Selimaj-Krasniqi, në pragfestën e vitit te ri 2008.

Në letër thuhet se me këtë rast është shkelur Neni 17, Paragrafi 2 i Deklaratës Universale për të drejtat e Njeriut dhe Neni 1, Protokolli Nr.1. i Konventes Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

UNMIK-u konsideron, po ashtu, se bartja e kompetencave nga Këshilli i KPM tek shefja ekzekutive e KPM ka qenë një akt kundërligjor dhe rrjedhimisht veprimet e zonjës Krasniqi kundër TV Mitrovicës kanë qenë tërësisht kundërligjore.
Shtuar më 05/01/2011, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori