Zanier: Situata aktuale në Kosovë, “konflikt i ngrirë”
Pëlqej
L. Zanier
Shefi i UNIMIK-ut, Lamberto Zanier për misionin e tij në Kosovë ka thënë se po luan një rol të “rëndësishëm politik”, duke vlerësuar se bëhet fjalë për misionin "më politik" nga të gjitha misionet paqësore. Sipas tij, detyrë kyçe e UNMIK-ut është të realizojë pajtimin dhe stabilitetin në terren. Këto komente ai i ka bërë në gjatë një ligjërate në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington.

Në një intervistë për "Zërin e Amerikës (serbisht) Zanier situatën aktuale në Kosovë e përshkruan si një “konflikt i ngrirë”. Por megjithatë ai e vlerëson pozitivisht fillimin e procesit politik, që siç thotë, të dyja palët do të ulë pranë tryezës së bisedimeve.

Ai thotë se pas mendimit të GJND-së u pa se për shumicën e anëtarëve pavarësia e Kosovës është çështje politike e jo juridike. “Kam ndjesinë se mendimi i GJND-së nuk ka pasur ndikim mbi Këshillin e Sigurimit.
Do të shohim sesi do të zhvillohet mbledhja e së premtes, por besoj se KS, si dhe në takimin e gushtit, do të përshëndesë procesin që çon direkt drejt dialogut të Beogradit dhe Prishtinës.

Mendoj se me të vërtetë ka ardhur koha që palët të sillen pranë të njëjtës tryezë dhe të bisedojnë direkt dhe është mirë që është prezente BE në atë proces”, ka thënë Zanier. Lidhur me situatën në veri ai thotë se është sfida më e madhe për autoritetet e Kosovës, strategjia e së cilës bazohet në projektet e reja dhe investuese.

Autoritetet e Kosovës, UNMIK-un e shohin si një lloj “simboli negativ” , tha Zanier, i cili në shtator ka reaguar ndaj akuzave të autoriteteve të Kosovës se prania e UNMIK-ut po ngadalëson integrimin e veriut të Kosovës. Sipas fjalëve të Zanierit, Kombet e Bashkuara synojnë të gjejnë një strategji dalëse për misionin në Kosovë, por nuk dëshirojnë të lënë pas vetes probleme, por pajtimin dhe rezultate të mira.
Shtuar më 11/11/2010, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori