Zanier: Përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë
Pëlqej
L. Zanier
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, paralajmëroi për "përkeqësim" të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Në raportin e rregullt tremujor në Këshillin e Sigurimit për gjendjen në Kosovë, ai tha se situata e "përgjithshme" në Kosovë ka mbetur "stabile", por në veri së fundmi ka pasur incidente që i kanë nënvizuar tensionet dhe mundësinë për jostabilitet.

"Marrëdhëniet ndëretnike në veri të Kosovës duket se përkeqësohen. Derisa situata e përgjithshme mbetet stabile gjatë periudhës së raportimit, incidentet e vazhdueshme në veri të Kosovës e kanë nënvizuar mundësinë e fuqishme për jostabilitet atje, prandaj duhet urgjentisht të adresohen çështjet që shkaktojnë fërkime ndërmjet dy komuniteteve. Që nga data e mbylljes së raportit, kanë vazhduar incidentet e shkallës së ulët dhe me këto, edhe rreziku nga nxitja e një dhune në shkallë të gjerë", tha Zanier.
Shtuar më 13/11/2010, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori