Zafir Berisha: Mustafa është fundërrinë
Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa, fundërrinë dhe mbeturinë.

Më herët Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook shkruante se “ku po i merr paratë opozita për aktivitete e protesta”, e pas kësaj menjëherë ka reaguar Berisha, ku thotë se Mustafa dëshiron të kthejë Serbinë në Kosovë, përmes “Zajednicës”.

Ky është postimi i plotë deputetit Zafir Berisha

”Vetëm një idiot si Isa Mustafa mundet me pytë kështu...

..Kryeministri pyet Opozitën: Ku po i merrni paratë për aktivitete kundër Shtetit,,

Sipas logjikës së poshtër të barkëqitjes sllave të këti soji i bjen që ky e don shtetin e ne jo. Miq të nderuar a ka ma poshtërsi që dikushë që i thotë vetit kryeministër me mendu kështu, se me thën puplikishtë kjo e kalon edhe poshtërsin.

Isa Mustafa e fundrrinë, kush sa e don shtetin kan qen do kohë për me tregu vehten në praktikë dhe po shihet se kush do me kthy Serbin ne Kosovë përmes projektit serbë ,,zajednica,,.

Fjalori i juaj Is mbeturuna nuk është i panjohur për ne që i kem do vjet, ky është fjalori i regjimit të dikurshëm fshistë të Serbisë që qanaklëpirsat e përdornin për me i përqa shqiptarët. Z.B”(sic), ka shkruar Berisha”./Albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori