Zafir Berisha koalicion parazgjedhor me AAK-në
Pëlqej
Pasi ka lënë muaj më parë Partinë Demokratike të Kosovës dhe ka formuar partinë e tij lokale, Bashkimi Demokratik i Prizrenit, Zafir Berisha ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai është shprehur i bindur se votat që ka marrë në Prizren, do të shkojnë tani tek AAK-ja, mirëpo ka mohuar se është larguar nga PDK-ja për inate personale, por sipas tij largimi është bërë mbi bazën e parimeve njerëzore.

Berisha ka thënë se koalicioni me AAK-në ka ardhur si rezultat i krizës morale që ka kapluar shoqërinë e Kosovës. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori