Moderatori i njohur, fans i zjarrtë i Dua Lipës: “Mendoj se jam i fiksuar pas saj”!

Gazetari dhe moderatori i njohur britanik Jeremy Clarkson ka bërë një deklaratë së fundmi për këngëtaren e njohur Dua Lipa. Ai ka thënë se është një fans i madh i saj.

62 vjeçari e bëri këtë deklaratë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, pasi një konkurrente u pyet: ‘Me kë e performoi Dua këngën mega-hit Cold Heart?’

Mirëpo, Jeremy sigurisht që e dinte përgjigje e pyetjes, duke bërë me dije kështu që është një fans i zjarrtë i Dua Lipa-s. Ai theksoi: ‘E dija këtë, nuk e di se si e dija. Mendoj se jam i fiksuar pas Dua Lipës.’