Ymeri reagon pas dënimit me burg të Albin Kurtit
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë katër deputetët e Vetëvendosjes me më shumë se nga 1 vit.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Visar Ymeri duke e kundërshtuar këtë vendim.

``Dënimet e shqiptuara me rastin e shpalljes së aktgjykimit ndaj deputetëve janë treguesi më i mirë për qëllimin politik të këtij rasti.

Gjykata Themelore në Prishtinë, e përfaqësuar nga Beqir Kalludra shprehi supremacionin juridik dhe politik ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe vullnetit të 205 mijë qytetarëve të cilët shprehën kundërshtimin e tyre në peticionin referendar ndaj marrëveshjeve që cenonin qenësinë e Republikës, për kundërshtimin e të cilave sot deputetët u shpallën fajtor.

Ky gjykim me këta gjyqtarë është mostra më kredibile që dëshmon diktatin politik ndaj sistemit gjyqësor.

Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni janë përfaqësues të popullit në emër të të cilit sot u dënuan. Aktgjykimi si i tillë është akti më hipokrit që ka prodhuar ndonjë institucion vendor deri më tani dhe si i tillë është mjeti i fundit i persekutimit të kundërshtarëve politik.`` ka shkruar Ymeri.
Shtuar më 03/01/2018, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori