Ymeri reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës
Pëlqej
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, thotë se me gjykimin me deputetëve të VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiut e Faton Topallit, pushteti po ndëshkon kundërshtuesit e tij.

Sipas Ymerit gjykimi ndaj deputetëve që kanë mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin territorial, është skandaloz dhe shpërfaq Kosovën si skizofrene.

“Në njërën anë Kushtetuesja e shpallë Zajednicën si tërësisht antikushtetuese duke e rrezikuar përmbysjen e rendit kushtetues; njëkohësisht Komisioni shtetëror konstaton zyrtarisht se Marrëveshja për Demarkacion e cenon integritetit territorialRepublikës; e në anën tjetër Gjykata themelore i gjykon deputetët që e mbrojtën rendin kushtetues e integritetin territorialRepublikës” , shkruan Ymeri në Facebook.
Shtuar më 07/12/2017, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori