Ymeri: Persekutimi është i drejtuar kundër Vetëvendosjes
Pëlqej
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas vendimit për tridhjetë ditë paraburgim për deputetët, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti, ka thënë se persekutimi është i drejtuar kundër Vetëvendosjes.

Sipas tij pushtetarët Vetëvendosjen e kanë pengesë në ndërmarrjen tyre kriminale. Këto komente ai i bëri pas caktimit të paraburgimit prej 30 ditësh ndaj deputetëve të Vetëvendosjes.

“30 ditë paraburgim për deputetët, Albulenën, Donikën dhe Albinin. Prapë Beqir Kalludra. Prapë Klani Pronto me shokë e paterica. Të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj. Pa asnjë provë a bazë. Të njëjtit që po duan t'ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale”, ka shkruar ai në Facebook.

Ymeri më tutje ka shtuar se, “persekutimi është i drejtuar kundër Vetëvendosjes. Sepse vetëm Vetëvendosjen e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale. Sepse janë kundër vullnetit popullor. Dhe pengesë do të na kenë. Përjetësisht. Kundër krimit. Liri për deputetët. Liri për aktivistët”.
Shtuar më 24/11/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori