Visar
Ymeri ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të
Lëvizjes Vetëvendosje
Përveç nga pozita e kryetarit,
Ymeri është larguar edhe nga funksionet tjera nga kjo parti. Këto i ka bërë të ditur vetë Visar
Ymeri në një konferencë për media, nga selia qendrore të partisë.
Dorëheqja është zyrtarizuar në pak javë pasi në këtë lëvizje kanë dalë në pah përçarjet brenda figurave kryesore të kësaj partie.
“Që nga ky moment unë kam vendosur që të dorëhiqem nga të gjitha pozitat e mia në Lëvizjen Vetëvendosje.
Dorëheqja ime është e parevokueshme”, ka thënë
Ymeri në konferencë.
Ndërkohë, VV-ja është duke u përgatitur për procesin zgjedhor brenda partisë dhe deri më tash vetëm Albin Kurti ka konfirmuar kandidaturën për të marrë postin e të parit të
Lëvizjes.
Shtuar më 02/01/2018,
ora 14:43