Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar
Ymeri, nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet se Isa Mustafa e Hashim Thaçi, përmes Skënder Hysenit, janë duke e terrorizuar Prishtinën.
Sipas Ymerit, nuk ka ditë që ata nuk arrestojnë aktivistë të VETËVENDOSJE-s.
Legjitimojnë qytetarët vend e pavend, me apo pa shkas, përmes policisë. Kështu pushteti po do ta provokojë situatën, dhe ta frikësojnë qytetarin, i cili tashmë qartazi, ka një kundërshtim të thellë ndaj marrëveshjeve të tyre shtetrrënuese (‘Zajednica’) e që cungojnë territorin (marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi)", shkruan ndër te tjera
Ymeri.
Ymeri ka vlerësuar se në një kohë kur liderët evropianë i bëjnë thirrje njerëzve të mos kenë frikë dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre të përhershme ekonomike, sociale, kulturore e politike - liderët tanë shfrytëzojnë çdo rast për të mbjellë panik, sepse duan ta përdorin frikën për të shtypur demokracinë e për të pezulluar aktivitetin opozitar.
"
Krejt kjo kundër manifestimit paqësor të 28 Nëntorit. Dhe
krejt kjo kundër qytetarit. Sepse këta nuk duan qytetarë – njerëz aktivë që mendojnë politikisht, e që nuk lejojnë degradim shteti, e përdhosje
dinjiteti. Këta duan vartës që i ndjekin verbërisht, taksapagues që ua mundësojnë pasurimin privat, klientë të cilët i shantazhojnë e me të cilët tregtojnë. Nuk duan fare opozitë, as kur ne e bëjmë të qartë se aktiviteti ynë ka për të qenë tërësisht paqësor.
T’u tregojmë më 28 Nëntor që këto politika frikësimi e shantazhi nuk kanë sukses. T’u tregojmë që nuk lejojmë të na shkatërrohet vendi e përdhoset
dinjiteti. T‘u tregojmë se jemi kundër këtyre marrëveshjeve, se këto marrëveshje nuk do të zbatohen. T’u tregojmë se nuk jemi as vartës, as klientë, e as vegla të tyre. T’u tregojmë se jemi qytetarë të lirë" shkruan
Ymeri. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2015,
ora 12:04