Qarkullonte me armë zjarri me vete, pas raportimit të qytetarëve kapet 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar i identifikuar si Sajmir Brahimi është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak në makinë.

Ai është ndaluar në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet pas raportimit të qytetarëve se qarkullonte i armatosur.

Ndërkohë, aterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 34 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./albeu.com/


Shtuar 5.02.2022 17:04