Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Ymeri: Ka momente që e ndjej se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër
Rrugët e tyre politike i kanë ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme. Megjithatë duket se të ikurit nga Lëvizja Vetëvendosje ende kanë dobësi për liderin e VV-së, Albin Kurtin, të cilin e shohin si njeriun e duhur për kryeministër.

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë një deklaratë që shumëkujt në PSD nuk do t'i pëlqej. Ai ka thënë se ka disa momente kur mendon se ish-bashkëpuntori i tij, Albin Kurti, është njeriu i duhur për kryeministër të Kosovës.

Në një intervistë për kallxo.com, Ymeri ka thënë se Kurti e ka aftësinë e përshtatjes në disa situata të caktuara, dhe si si tillë është njeriu i duhur për të drejtuar institucionet.

Këtë përgjigje ai e ka dhënë kur është pyetur nëse i qëndron prapa asaj që ka thënë në vitin 2016, se e mbështet liderin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës.

“Në Kosovë ka njerëz të ndryshëm të cilët kanë një lloj përshtatshmërie për situata të caktuara dhe momente të caktuara siç ka pasur edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Në këtë drejtim konsideroj që po, ka momente kur mendoj që Albin Kurti do të kishte me qenë më i përshtatshmi, por ka edhe momente kur unë mendoj që profili i tij publik edhe mënyra se si ai e sheh politikën do të kishin me qenë jo të përshtatshme për Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Këto dekalrata të Ymerit vijnë në kohën kur VV dhe PSD janë polarizuar jashtë mase mes vete. Me një PSD e cila është afruar dhe bashkëpunon me qeverinë, dhe një Vetëvendosje e cila është barrikaduar në opozitë me LDK'në.

Nuk dihet ende se si do ta perceptojë një deklaratë të tillë kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti, marrë parasysh të gjitha përplasjet që i kanë pasur ndërmjet vete me anëtarë të LVV’së, si në Kuvend të Kosovës, Komunën e Prishtinës e në rrjetet sociale.


Shtuar më 27/02/2019, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori