Ymeri ia pret shkurt Haradinajt: Dil nga PAN-i, atëherë takohemi!
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e Ramush Haradinajt për takim, por thotë se nuk është i qartë qëllimi i takimit.

Ymeri ja bën me dije kreut të Aleancës se mund të takohet me të vetëm nëse del nga koalicioni me PDK-në.

Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit për mbledhjen e parë. Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Kujtojmë se Haradinaj ftesë për takim i ka bërë edhe LDK-së, por kjo parti ende nuk ka reaguar. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 21:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori