Ymeri i pakënaqur me ndarjen e temave në komisionin për MSA-në
Në lidhje me ndarjen e temave që do të debatohen në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, përfaqësues të Vetëvendosjes janë shprehur të pakënaqur. Ka qenë vetë kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, që ka shprehur pakënaqësi ndaj ndarjes së këtyre temave.

Ymeri tha se VV-së i është caktuar vetëm një temë dhe se kjo është e padrejtë. Ai kërkoi të sqarohet se në bazë të cilave kritere janë caktuar temat dhe deputetët që do të flasin.

Xhavit Haliti nga PDK-ja tha se kjo është bërë pasi që Vetëvendosja ka munguar në takimet e Komisionit dhe nuk kanë qenë të sigurt nëse VV-ja do të marrë pjesë në këtë Komision.

Ndërsa e konsideron të përgjegjshëm vendimin e VV-së për të marrë pjesë në këto takime, duke pasur parasysh qëndrimet e tyre politike.

Ymeri tha se këto argumente nuk qëndrojnë dhe se ndarja e temave është bërë në mënyrë te padrejtë. Anëtare e re e këtij Komisioni është edhe Donika Kadaj- Bujupi, e cila nga Vetëvendosje e zëvendëson Ilir Dedën. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2016, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori