Ymeri e quan Veselin koka e uzurpimit të Kosovës
Visar Ymeri, në emër të grupit të Vetëvendosjes ka folur në lidhje me rikthimin në Kuvend ka folur rreth pronave të uzurpuara dhe bastisjeve që janë bërë kohëve të fundit lidhur me këtë çështje.

Ymeri ka thënë se me bastisjet e fundit, qytetarët janë detyruar të përqendrohen në dy emra të përveçëm Azem Syla e Bedri Selmani gjoja se po luftohet kundër krimit të organizuar dhe uzurpimitpronave.

"Luftimi i këtij krimi nuk fillon nga këmba e tek koka, por nga koka e tek këmbët, e kokën e tij e kemi në krye të Kuvendit – e ai është Kadri Veseli", ka thënë Ymeri. Ai ka shtuar se koka e SHIK-ut që e ka uzurpuar Kosovën tash po shitet si shpëtimtar i saj. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori