Xhihadistët, 6 shqiptarë ikën në frontet e luftës gjatë shtatorit
Pas lajmit se disa shtetas nga Kosova janë nisur drejt fronteve të luftë në Siri apo në Irak, lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni.

Ai ka pranuar se pas një viti "pushim", qytetarë nga Kosova kanë rinisur ikjen e tyre drejt Sirisë dhe Irakut.

"Nga fundi i muajit shtator kemi gjashtë raste, dy prej të cilave i kemi konfirmuar që kanë arritur në vatrat e krizës përmes rrugëve të ndryshme.

Pra, flasim me shifra, raste të regjistruara, sepse nuk e përjashtojmë asnjëherë mundësinë që ndonjë i radikalizuar të gjej rrugë të treta", ka thënë ministri.

Sipas autoriteteve në Prishtinë, rezulton se janë rreth 70 qytetarë nga Kosova që ndodhen në zonat e konfliktit në Siri apo edhe Irak, ndërkohë, që nga viti 2013, Policia e Kosovës ka hapur hetime për mbi 200 persona.

Sipas shënimeve zyrtare janë arrestuar 119 persona dhe janë dënuar 35 prej tyre. /albeu.com/




Shtuar më 25/10/2016, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori