La pas dy vajza të mitura, ndahet nga jeta kirurgia dhe pedagogia e njohur

Doktoresha e njohur Albana Çela është ndarë nga jeta, teksa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë humbje tragjike.

Çela ka qenë një kirurge e zonja, pedagoge e dashur dhe një grua e fortë, nënë e dy vajzave. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e bën me dije Shoqata e Infermierëve bashkë me një dedikim prekës, për këtë humbje të madhe.

“Lufta me sëmundjen të bëri të mos shikosh shumë gjëra mbi tokë por nuk të pengoi te lesh kujtime të bukura per te gjithe ne që njohim. Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët e mbi te gjithë për dy vajzat e vogla të mitura që ishin forca jote më e madhe. Lamtumirë”, thuhet në njoftimin e shoqatës së infermierëve.


Shtuar 31.07.2020 09:03