Haradinaj replikon me Edi Ramën: Ka indinjatë ndaj meje, i prisha planet për ndarje të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka replikuar në distancë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë është shumë domethënëse mbrojtja që Edi Rama po i ofron Albin Kurtit në përballje që ky i fundit ka me të.

“Rama nuk po mund të ndjehet rehat që nuk po mund të merr vendime në emër të Kosovës. Ai indinjatën më të madhe e ka me mua për planet që ja kam prishë për ndarje të Kosovës”, tha ai.

I pari i AAK-së thotë se Rama po e konsideron fitore planin e Kurtit dhe Osmanit për largim të taksës.

“Qeveria e re po shkon drejt rrugës së tij, për dalim nga qeveria paraprake që ishte në kundërshtim me synimet e tij. Jo vetëm Rama por të gjithë ata që kanë pasur një qëndrim ndryshe po konsiderohen fitues”.

Haradinaj thotë se kjo që po ndodh me taksën është humbje për Kosovën.

“Është një modë në kohët e fundit që taksa duhet të largohet, por kjo është gabim”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.


Shtuar 2.03.2020 20:36