Xhemati falet para Stacionit të Policisë
Dhjetëra persona xhematlinj gjatë ditës së premte në vend të xhamisë kanë zgjedhur një ambient tjetër për ta falur namazin e xhumasë në Kacanik. Këtë vakt ata e kanë falur para objektit të Stacionit Policor në Kaçanik. Pasi kanë falur pjesërisht namazin e xhumasë, ndërsa në ballë të tyre qëndronte Dr. Musli Vërbani, ish-kryetar i KBI-së, një grup prej pesë vetash kanë hyrë në Stacionin Policor për të përcjellë mesazhet e kësaj proteste, raporton Zëri.

Ky veprim, sipas pjesëmarrësve të kësaj lutjeje është bërë për të shfaqur reagimin ndaj sjelljeve të policisë karshi xhematit të xhamisë “Gazi Sinan Pasha” në Kaçanik. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori