Xhaxhai rrëfen tragjedinë: Bleranda shkoi në Drenas për të marrë patentën
Është dërguar në shtëpinë e saj, trupi i pajetë i Bleranda Currit, vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së e cila ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.

Xhaxhai i Blerandës, Bujar Curri ka treguar se Bleranda dje kishte shkuar në Drenas që të pajisej me patentë dhe më pas ishte kthyer për në në Fushë Kosovë.

Bleranda Curri ndërroi jetë dje si pasojë e goditjes me makinë gjatë momentit kur ishte duke zbritur nga autobusi. Përplasja ka qenë fatale për të.

Ndërkohë policia ka thënë se aksidenti është bërë nga pakujdesia.

Kujtojmë se babai i të ndjerës, Bedri Curri, ishte vrarë para 10 muajve. Ai ishte ushtar i UÇK'së dhe dyshohet se ka qenë edhe dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Bleranda do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 16, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe familjarët e personit që i mori jetën 20-vjeçares. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori