Xhavit Haliti: PAN-i ka arritur t’i sigurojë numrat!
Ende ka dilema nëse gjatë javës së ardhshme do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për votimin e kryetarit, dhe hapjen e rrugës për formimin e qeverisë.

Zyrtarë të koalicionit PAN kanë deklaruar vazhdimisht se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë zhvillime pozitive për formimin e institucioneve shtetërore.

Ka pasur edhe spekulime të shumta për një marrëveshje eventuale ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së, por që deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Xhavit Haliti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka informacione që numrat janë siguruar.

“Kam informacion se kanë arritur t’i sigurojnë numrat, më shumë nuk di sepse jam në pushim”, ka thënë Haliti.

Edhe dje Pal Lekaj nga AAK-ja kishte thënë që java e ardhshme mund të ketë zhvillime pozitive për tejkalimin e krizës politike në vend, njofton Lajmi.net.

Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka bërë të ditur disa herë se nuk do të thërras asnjë seancë përderisa nuk e ka garancinë e ndonjërës prej partive se e kanë shumicën në Kuvend. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori