Xhavit Haliti: Kur Serbia ta njohë Kosovën bëjmë dialog pa ndërmjetës
Pëlqej
Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është shprehur kundër dialogut mes Serbisë dhe Kosovës pa ndërmjetësues.

Ai tha se Kosova mund të bëjë dialog me Serbinë pa ndërmjetës vetëm kur shteti serb ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Sipas meje, për të filluar bisedimet dypalëshe Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës. Në qoftë se njeh pavarësinë e Kosovës atëherë mundësitë hapen për të biseduar edhe për çështjet të cilat kanë të bëjnë me interesa", tha Haliti për Klan Kosova.

Halili kambëngul se dialogu duhet të zhvilohet vetëm në praninë e evropianëve ose amerikanëve.

Lidhur me vonesën për qeverinë e re të Prishtinës, nënkryetari i PDK-së ka akuzuar të gjitha partitë politike, ndërsa është i idesë se koalicioni PDK-LDK do të ishte i duhuri për Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori